Njëmbëdhjetë banorë të fshatit Rrjoll, të shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se sulmuan punëtorët e kompanisë që po ndërton resortin, janë vetëdorëzuar në polici.
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, ndërsa shtatë të tjerë janë proceduar penalisht. Avokati mbrojtës, Ndue Pjetra, deklaron se të dëmtuarit në këtë rast janë vetë banorët, duke theksuar se protesta është një e drejtë kushtetuese.