Reshjet përmbytin IEVP Durrës, uji futet në oborr dhe katin e parë të burgut

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në Durrës kanë prekur edhe Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të këtij qyteti, duke krijuar probleme në funksionimin normal të burgut.

Sipas të dhënave, oborri dhe kati i parë i institucionit janë përmbytur, ndërsa niveli i ujit ka arritur disa centimetra. Pamjet nga zona tregojnë se edhe rruga që të çon drejt burgut është mbuluar nga uji, duke u bërë e pakalueshme për mjetet.

Në vendngjarje ka qenë i pranishëm ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili ka inspektuar situatën dhe është njohur me masat që po merren për përballimin e përmbytjes.

Brenda këtij institucioni vuajnë dënimin disa ish-zyrtarë dhe politikanë, përfshirë ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ish-ministrin Ilir Beqaj dhe ish-deputetin Jurgys Çyrbja.

Autoritetet kanë nisur punën për largimin e ujit dhe pastrimin e ambienteve të përmbytura, ndërsa situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033