Reshjet e shiut te rene gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës.

Sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk e ka përballuar nivelin e lartë të prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë disa zona urbane.

Më problematike kanë qenë blloqet e banimit “11 Janari” dhe zona “11.2 hektarë” në lagjen Besëlidhja, ku prania e ujit në rrugë ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Nderkohe Për shkak të nivelit të lartë të ujit, Policia Bashkiake ka bllokuar qarkullimin në disa akse rrugore, duke orientuar mjetet drejt rrugëve alternative, me qëllim garantimin e sigurisë.

Në ngadalësimin e evakuimit të ujërave ka ndikuar edhe punimet qe po realizohen në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, projekt, i nisur prej disa muajsh, i cili synon zgjidhjen përfundimtare të problematikës së përmbytjeve në qytetin e Lezhës.

Nga moti i keq ne Lezhe jane krijuar edhe probleme me furnizimin me energji elektrike, si ne qytet ashtu edhe ne fshatra.Ndersa grupet e punes te Operatorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike ndodhen ne terren per riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjise ne zonat ku mungon.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033