Reshjet e dendura nxjerrin në pah tonelata mbetjesh në grykëderdhjen e Semanit

Reshjet e shiut të ditëve të fundit dhe vërshimi i lumenjve kanë bërë që tonelata mbetjesh të depozituara prej kohësh përgjatë brigjeve dhe shtratit të lumit Seman të shtyhen drejt detit.

Sasia e madhe e ujit ka transportuar mbetjet e akumuluara, duke krijuar një pamje shqetësuese ndotjeje në grykëderdhjen e lumit. Plastika, mbetje urbane dhe materiale të tjera të hedhura pa kontroll kanë dalë në sipërfaqe, duke zbuluar edhe një herë mungesën e menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve në zonë.

Situata po ngre pikëpyetje mbi masat që duhet të marrin autoritetet për të parandaluar përsëritjen e kësaj ndotjeje të rëndë, e cila jo vetëm dëmton mjedisin, por edhe shëndetin e komuniteteve përreth.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033