Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në juglindje, kujdes i shtuar për drejtuesit e mjeteve

Juglindja e vendit është përfshirë nga reshje dëbore gjatë mëngjesit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonat rurale dhe malore. Në disa zona, trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 centimetra.

Ndërsa shumica e akseve nacionale raportohen të qarkullueshme, aksi Qukës–Qafë Plloçë vijon të mbetet i bllokuar si pasojë e shkarjeve masive të shkëmbinjve.

Rrugët që lidhin zonat turistike të Dardhës dhe Voskopojës janë të hapura, por drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Drejtuesve të mjeteve u rekomandohet përdorimi i gomave dimërore, ndërsa në zonat malore përdorimi i zinxhirëve është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë në qarkullim. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033