Reshje shiu në të gjithë vendin, në zonat malore pritet edhe dëborë

E diela pritet të shënohet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Sipas parashikimit të meteorologëve, reshjet do të nisin që në orët e para të mëngjesit, me intensitet të ulët në shumicën e zonave, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim do të jenë me intensitet mesatar, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët dhe karakter të herëpashershëm, ndërsa në mbrëmje pritet përmirësim i kushteve atmosferike me ndërprerje të tyre.

zonat malore, në lartësitë mbi 600 deri në 700 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe dhe zonat verilindore mund të ketë reshje me intensitet mesatar.

Era do të fryjë nga juglindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 7 metra në sekondë, por përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore mund të arrijë deri në 18 metra në sekondë.

Meteorologët paralajmërojnë se kushtet e motit kërkojnë kujdes në qarkullim, sidomos në akset malore dhe ato me rrezik rrëshqitjesh.

Ndaj Postimin: