Reagim i menjëhershëm i, ndërhyrje për pastrimin e zonës nga mbetjet

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale nga Klement Çela, sekretar politik në Degën e Partisë Demokratike Lushnjë dhe njëkohësisht kryetar i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak, lidhur me situatën e krijuar nga grumbullimi i mbetjeve pranë magazinave, në afërsi të Njësisë Administrative Golem, ka ardhur reagimi i Bashkisë Lushnjë dhe i Drejtorisë së Pasurisë Publike, Sektori i Pastrimit.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, në zonë është ndërhyrë me mjetet e pastrimit të Bashkisë. Është bërë mbledhja e mbetjeve, pastrimi dhe sistemimi i hapësirës, duke i rikthyer zonës një pamje më të rregullt dhe duke e kthyer atë në normalitet.

Ndërhyrja vjen pas shqetësimit të bërë publik lidhur me gjendjen e kësaj zone dhe nevojën për pastrimin e saj.

Puna ka nisur për pastrimin dhe sistemimin e zonës në afërsi të Njësisë Administrative Golem.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033