Raporti i AMA-s për dhjetorin: PD mori mbi 80% të kohës televizive në dhjetor, Berisha më i shfaqur se Rama

Të dhënat e monitorimit të publikuara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për muajin dhjetor 2025 tregojnë një dominim të qartë të Partisë Demokratike në ekranet televizive kombëtare, pavarësisht akuzave të përsëritura për censurë mediatike.

Sipas raportit, PD ka përfituar 84.20% të kohës televizive të dedikuar subjekteve politike, ndërsa Partia Socialiste ka pasur vetëm 11.14%. Forcat e tjera politike janë shfaqur në mënyrë sporadike, me përqindje minimale të hapësirës televizive.

Ndër partitë e vogla, Lëvizja Shqipëria Bëhet ka pasur 2.24% të kohës televizive, e ndjekur nga LZHK me 0.76%, Partia e Lirisë me 0.75% dhe Partia “Mundësia” me 0.42%.

Sa i përket individëve politikë, raporti evidenton se Sali Berisha ka qenë figura më e ekspozuar mediatikisht gjatë muajit dhjetor, me 34.87% të kohës totale televizive. Kryeministri Edi Rama renditet i dyti me 27.83%.

Në renditjen e figurave të tjera politike, Gazment Bardhi kryeson pas dy liderëve me 5.20%, i ndjekur nga Taulant Balla me 3.10%. Më tej vijnë Ervin Salianji me 2.11%, Elisa Spiropali me 1.69%, Bajram Begaj me 1.54%, Besfort Lamallari me 1.47%, Jorida Tabaku me 1.35% dhe Erion Braçe me 1.22%.

Raporti pasqyron një panoramë të qartë të përqendrimit të vëmendjes televizive në një numër të kufizuar aktorësh politikë, duke lënë hapësirë të reduktuar për pluralizëm mediatik në ekranet kombëtare.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033