Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 7 Marsit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Në urimin e tij, kreu i qeverisë ka ndarë edhe pamje nga takimi me fëmijë në Manastir, duke e lidhur simbolikisht festën e mësuesit me rëndësinë e gjuhës shqipe.
“Me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në mesazhin e tij.
7 Marsi shënon Ditën e Mësuesit, një datë me rëndësi historike për arsimin shqiptar.