Rama telefonon Presidentin e Emirateve, Shqipëria dënon sulmet ndaj EBA-së

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në një kohë përshkallëzimi të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Gjatë komunikimit, Rama shprehu qëndrimin e Shqipërisë kundër sulmeve iraniane që, sipas tij, synojnë territorin e disa vendeve të rajonit. Ai theksoi se këto veprime përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

“Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së tyre”, citohet të ketë deklaruar kryeministri gjatë bisedës, sipas raportimeve nga mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rama nënvizoi gjithashtu nevojën për ndalimin e përshkallëzimit të konfliktit, për të shmangur zgjerimin e mëtejshëm të krizës dhe pasojat për paqen dhe sigurinë rajonale, si dhe për interesat globale.

Konflikti në Lindjen e Mesme vijon prej tre ditësh, pas sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes së Teheranit me goditje në disa vende të rajonit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033