Rama: Shqipëria ka shansin të futet në BE brenda tre vjetësh, bashkë me Malin e Zi

Kryeministri Edi Rama ka theksuar nga Gramshi se Shqipëria ka një mundësi të madhe për t’u integruar në Bashkimin Evropian brenda tre vjetësh, duke shtuar se ky proces mund të zhvillohet paralelisht me Malin e Zi.

Rama e ka quajtur këtë periudhë historike, duke nënvizuar se 16 maji do të shënojë një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, pasi fuqitë e mëdha do të mbërrijnë në Tiranë.

Rama shprehu bindjen se Shqipëria është në një moment të favorshëm për të arritur objektivat e saj të integrimit evropian, duke folur për mundësitë që hapen para vendit nëse të gjithë aktorët politikë dhe institucionet përmbushin angazhimet për të realizuar reformat e nevojshme.

Loading poll ...

Digital Marketing Ndërto websitin tënd
Apollon Facebook
Apollon Live Stream

Në fjalim ai theksoi se bashkë me Malin e Zi, Shqipëria mund të bëjë një hap të rëndësishëm drejt historisë dhe bashkëpunimit rajonal. Sipas tij, ky është një moment që nuk duhet humbur dhe kërkohet angazhim i plotë nga të gjithë për të realizuar këtë qëllim të madh.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ngurroi të kritikonë mediat për qasjen e tyre ndaj qeverisë, duke thënë se shumë gazetarë kanë shpërndarë deklarata se “nuk mund të votohet më me këta hajdutë.” Ai u shpreh se ndjehet keq për këtë lloj kritike, por theksoi se ai ka marrë votën e popullit për të sjellë drejtësi dhe jo për të toleruar padrejtësitë.

Rama ka theksuar se për herë të parë në historinë e vendit, barazia para ligjit është bërë një realitet, duke përmendur se kjo ka ndodhur falë veprimeve të qeverisë së tij. Ai theksoi se ndjehet krenar që ka realizuar këtë hap të madh drejt barazisë dhe drejtësisë.

Ndërkohë, ai nuk ka humbur mundësinë për të sulmuar pasivitetin dhe mungesën e angazhimit të disa grupeve të caktuara që përpiqen të mbrojnë interesat e tyre personale. Sipas tij, proceset dhe reformat që janë ndërmarrë kanë ndihmuar në forcimin e institucioneve dhe kanë çuar përpara integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Me 16 maj, Rama e sheh si një mundësi të madhe për Shqipërinë dhe Malin e Zi për të shkruar një histori të përbashkët në drejtim të integrimit evropian, ndërsa shton se pritshmëritë janë të mëdha dhe është e rëndësishme që ky proces të ecë përpara pa vonesa.

Ndaj Postimin: