Rama publikon pamje nga ndërtimi i Qendrës së Mirëseardhjes dhe Muzeut të Botës Nënujore në Sarandë

Punimet për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes dhe Muzeut të Botës Nënujore në Sarandë po vijojnë, në kuadër të projekteve të reja infrastrukturore dhe turistike për qytetin.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga kantieri i ndërtimit, duke theksuar rëndësinë e këtyre investimeve për zhvillimin urban dhe turistik të zonës.

Sipas tij, dy projektet synojnë jo vetëm shtimin e atraksioneve për vizitorët, por edhe përmirësimin e menaxhimit të fluksit gjatë sezonit turistik.

“Në Sarandë vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes dhe Muzeut të Botës Nënujore, dy projekte me rëndësi për qytetin që do të vihen në funksion të qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë, duke shtuar atraksionet turistike dhe duke lehtësuar trafikun dhe menaxhimin e parkimeve gjatë sezonit turistik”, shkruan Rama.

Qendra e Mirëseardhjes pritet të shërbejë si pikë orientimi për turistët, ndërsa Muzeu i Botës Nënujore synon të promovojë trashëgiminë detare dhe arkeologjinë nënujore të zonës së Sarandës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033