Rama per Buxhetin 2026: Pagat dhe pensionet do te rriten perseri, viti i ri nis me lajme te mira

Kryeministri Edi Rama, gjate permbledhjes javesore me zhvillimet kryesore, u ndal edhe te projektbuxheti i vitit 2026. Ai theksoi se viti i ardhshem do te sjelle rritje te reja per pagat dhe pensionet, duke e konsideruar nje fillim te mbare per qytetaret.

Sipas tij, procesi i degjesave publike per buxhetin e ri ka vijuar dhe fokusi kryesor ka qene te te ardhurat e familjeve, te punonjesit dhe pensionistet.

“Gjate kesaj jave kemi qene ne dispozicion te qytetareve me shpjegime te detajuara, nepermjet degjesave publike te buxhetit te vitit te ri, nje vit qe hyn me lajme te mira per shqiptaret, sidomos per te ardhurat ne paga dhe pensione, por edhe per investimet publike, te cilat do te shenujne serish rritje historike,” deklaroi Rama.

Ai shtoi se ekonomia shqiptare ndodhet ne nje faze tjeter zhvillimi dhe kjo, sipas tij, pritet te reflektohet gjithnje e me shume ne jeten e perditshme te qytetareve.

“Shqiperia tashme eshte ne nje nivel tjeter. Ky fakt do te ndjehet vit pas viti ne jeten e punonjesve ne sektorin publik dhe privat, ne jeten e pensionisteve dhe te atyre qe kane me shume nevoje. Mbështetja dhe mbrojtja sociale do te vazhdojne te rriten,” shtoi ai.

Rama kujtoi edhe mbeshtetjen elektorale qe mori shumica, duke thene se kjo mbeshtetje e vendos qeverine perpara nje detyrimi te vazhdueshem per te rritur punen ne cdo dite te mandatit.

“Ata qe na besuan me 83 mandate meritojne me shume cdo vit. Dhe do te kene me shume, sepse barra e detyrimit ndaj tyre na shtyn te punojme edhe me shume,” perfundoi kryeministri.

Ndaj Postimin: