Kryeministri Edi Rama ka prezantuar librin e tij më të ri me titull “Në sofrën e hënës”, një botim që përmbledh refleksione dhe fjalime të mbajtura ndër vite gjatë iftareve të organizuara në funksionin e tij si kryeministër.
Promovimi u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në praninë e figurave të rëndësishme nga feja islame, si edhe autorë e pedagogë. Sipas Ramës, botimi i librit ka ardhur si shtysë e miqve myslimanë, ndërsa parathënia është shkruar nga ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Pas aktivitetit, kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale një video përmbledhëse nga mbrëmja e prezantimit, ku shfaqet duke firmosur kopje të librit dhe duke realizuar fotografi me të pranishmit.
Në mesazhin shoqërues ai shkruan: “Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë nga mbrëmja e prezantimit të librit tim ‘Në sofrën e hënës’, një përmbledhje refleksionesh e iftarëve të shtruar në funksionin e kryeministrit, ju uroj një ditë të mbarë!”.