Rama mbledh online ambasadorët në Lindjen e Mesme: Informim në kohë reale për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim online me ambasadorët shqiptarë në vendet e Lindjes së Mesme, në kushtet e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në rajon.

Gjatë bisedës, Rama kërkoi angazhim maksimal të rrjetit diplomatik për garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë dhe mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme me komunitetet në vendet e prekura. Ai theksoi nevojën për regjistrimin e plotë të qytetarëve pranë përfaqësive diplomatike, me qëllim reagimin e shpejtë ndaj çdo situate që mund të krijohet.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe ndodhen rreth 1500 shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje.

Gjatë komunikimit, ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Ferit Hoxha, theksoi rëndësinë e mbajtjes së kontakteve të rregullta me shtetasit shqiptarë dhe koordinimin me ambasadat për çdo nevojë që mund të lindë.

Rama deklaroi se koordinimi mes institucioneve dhe përfaqësive diplomatike do të sigurojë informim në kohë reale për çdo zhvillim në rajon.

Një ditë më parë, ambasadori i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi, ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka kushte për evakuim urgjent të shqiptarëve që ndodhen në atë vend.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033