Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike për rrëshqitjet e rrugëve në Shqipëri, duke i ironizuar ato përmes një postimi në platformën “X”. Ai ka publikuar pamje nga një fenomen i ngjashëm i ndodhur në Portugali, duke e përdorur si krahasim me situatën në vend.
Në reagimin e tij, Rama shprehet me tone ironike se një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në Portugali për shkak të të njëjtave fenomene natyrore, ndërsa vë në dukje se opozita portugeze dhe media atje nuk kanë reaguar në të njëjtën mënyrë.
“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!”, shkruan Rama në platformën “X”.
Reagimi i kryeministrit vjen në një kohë kur opozita ka ngritur akuza për cilësinë e punimeve në disa segmente rrugore në vend.