Rama intensifikon takimet, nesër mbledh grupin parlamentar dhe të shtunën kryetarët e bashkive në Golem

Kryeministri Edi Rama do të vijojë takimet politike dhe institucionale, duke mbledhur ditën e nesërme grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, në orën 10:00.

Burime bëjnë me dije se takimi me deputetët socialistë do të shërbejë për bilancin e punës së deritanishme dhe për diskutimin e objektivave për vitin e ardhshëm, në prag të nisjes së sezonit të ri parlamentar.

Gjithashtu, të shtunën Rama do të zhvillojë një tjetër takim në Golem, ku janë thirrur kryetarët e bashkive. Fokus i këtij takimi do të jetë puna e pushtetit vendor dhe koordinimi i veprimeve për 12 muajt në vijim.

Takimet zhvillohen vetëm pak ditë përpara hapjes zyrtare të sesionit parlamentar të vitit 2026, i planifikuar për datën 19 janar, dhe sinjalizojnë një fazë intensive organizimi brenda mazhorancës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033