Rama: gjyqtarët në Shqipëri paguhen sa në BE, s’ka ligj për rritje me mijëra euro

Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjyqtarët në Shqipëri kanë sot pagat më të larta në Ballkan dhe të barabarta me ato të një vendi të Bashkimit Europian, si Greqia. Në një video-mesazh publik, kreu i qeverisë theksoi se nuk ekziston asnjë bazë ligjore apo kushtetuese që u jep gjyqtarëve të drejtën të rrisin pagat me 2–3 mijë euro në muaj.

Sipas Ramës, kërkesa e paraqitur nga gjyqtarët përfshin një kosto shtesë prej 37 milionë eurosh nga buxheti i shtetit. Ai sqaroi se kërkohet që paga e gjyqtarëve të Shkallës së Parë të rritet nga 3360 euro në 5300 euro, ajo e gjyqtarëve të Apelit nga 3480 euro në 5500 euro, ndërsa paga e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të arrijë në 5800 euro.

Kryeministri theksoi se niveli aktual i pagave të gjyqtarëve në Shqipëri është më i lartë se në vendet e rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, dhe i barabartë me atë të gjyqtarëve në Greqi. Sipas tij, pretendimi se këto rritje mbështeten në ligj apo Kushtetutë është i pabazuar, pasi një e drejtë e tillë nuk parashikohet në asnjë akt ligjor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033