QYTETARËT E DIVJAKËS, NË NATËN E 13-TË TË PROTESTËS.

QYTETARËT E DIVJAKËS, NË NATËN E 13-TË TË PROTESTËS.

Për të 13-ën natë radhazi, qytetarët e Divjakës kanë vijuar protestën kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë dhe bashkimit të saj me Lushnjën.

Edhe pse numri i pjesëmarrësve ka qenë i reduktuar, qytetarë të ndryshëm kanë marrë fjalën në podium, duke i kërkuar qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama që Bashkia Divjakë të vijojë të ekzistojë si njësi më vete.

Banorët argumentojnë se Divjaka ka resurse të rëndësishme natyrore dhe një numër të konsiderueshëm banorësh, ndërsa institucionet, sipas tyre, duhet të vijojnë të mbajnë emrin Bashkia Divjakë.

Por gjatë protestës pati edhe thirrje për ruajtjen e gjuhës së respektit ndaj qytetarëve të Lushnjës. 70-vjeçari pensionist Nasi Hila u bëri apel bashkëqytetarëve që të mos përdorin fjalor denigrues ndaj lushnjarëve apo drejtuesve të tyre.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033