QSUT ofron terapi hormonale që nga mosha 14-vjeçare, Tritan Shehu: Akt kriminal dhe i jashtë ligjshëm! Qeveria mori vendimin në fshehtësi dhe pa konsultim publik.

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzues të ri klinik për trajtimin hormonal të personave transgjinorë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Përmes Urdhrit nr. 304, të datës 28 prill, institucioni ngarkon mjekët e QSUT-së dhe strukturat e tjera shëndetësore për zbatimin e këtij protokolli, i cili përcakton mënyrën e vlerësimit, trajtimit dhe monitorimit të personave që kërkojnë terapi hormonale për afirmimin e gjinisë.

Dokumenti parashikon përdorimin e estrogjenit ose testosteronit për zhvillimin e karakteristikave seksuale të gjinisë së dëshiruar, si dhe monitorim periodik të pacientëve për efektet anësore dhe komplikacionet e mundshme.

Në udhëzues thuhet se trajtimi hormonal nuk rekomandohet para pubertetit, por në raste të caktuara mund të merret në konsideratë edhe para moshës 16-vjeçare. Dokumenti përmend se në literaturën ndërkombëtare ekzistojnë përvoja të publikuara edhe për moshat 13.5 deri në 14 vjeç.

Ministria argumenton se udhëzuesi bazohet në rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të endokrinologjisë dhe të shëndetit transgjinor.

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me faktin që në QSUT do të ofrohet terapi hormonale për personat transgjinor.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu e cilësoi vendimin si akt kriminal të pabazuar në ligj, duke pretenduar se ai i hap rrugën terapive për ndryshimin e seksit që nga mosha 14-vjeçare, që vlerësohet rast pas rasti, ndërsa e kthen normalitet procesin në moshën 16-vjeçare.

Sipas deputetit demokrat, vendimi bie ndesh me “fiziologjinë, pjekurinë seksuale dhe hormonale të fëmijëve”, si edhe me aftësinë e tyre psikologjike dhe intelektuale për të marrë vendime me pasoja të përhershme për jetën.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë lojë nga e cila mund të kthehesh mbrapa. Kemi të bëjmë me çështje madhore që lidhen me jetën, familjen dhe shoqërinë”, shkruan Shehu.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se vendimi është marrë “në fshehtësi”, pa konsultim publik, debat profesional apo bazë ligjore, duke shtuar se nuk mbështetet në asnjë direktivë të European Union.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033