Autoritetet e Qipros kanë arrestuar një 28-vjeçar nga Azerbajxhani dhe një grua të re nga Letonia, të dyshuar për spiunazh në favor të Iranit dhe për planifikim të mundshëm sulmesh ndaj objektivave me interes izraelit.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimet u kryen pas informacioneve të siguruara nga një shërbim inteligjence i huaj, i cili ka vënë në dijeni autoritetet qipriote për aktivitetin e dyshuar të çiftit gjatë qëndrimit të tyre në ishull.
Të dy të rinjtë dyshohet se kanë kryer veprime mbikëqyrjeje ndaj objekteve me interes izraelit, kryesisht në qytetin e Pafos. Mes objektivave të survejuara përmenden sinagoga dhe struktura të tjera të lidhura me komunitetin apo interesat izraelite.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e çështjes dhe për të verifikuar natyrën e aktivitetit të dyshuar, si dhe lidhjet e mundshme me struktura të huaja.