Qindra pasagjerë në bord/ Aksident hekurudhor në Rusi, 7 vagonë dalin nga shinat dhe përmbysen, dhjetëra të plagosur

Të paktën 22 persona mbetën të plagosur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në rajonin e Ulyanovsk, rreth 900 kilometra në lindje të Moska. Autoritetet rajonale konfirmuan se nuk ka viktima.

Sipas guvernatorit rajonal, Alexei Ruskih, shtatë vagona të trenit që lidhte Chelyabinsk me Moskën dolën nga shinat në aksidentin që ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja u regjistrua pranë stacionit Briandino, rreth 70 kilometra nga qyteti i Ulyanovskut. Guvernatori bëri të ditur se ka shkuar vetë në vendngjarje për të ndjekur situatën nga afër.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033