Këshilli i Ministrave ka miratuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas ftesës së bërë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Sipas burimeve zyrtare, vendimi i qeverisë i hap rrugë procedurës së ratifikimit në Kuvendin e Shqipërisë, i cili pritet të mblidhet nesër në seancë plenare për të votuar miratimin përfundimtar të pjesëmarrjes së vendit në këtë strukturë.
Bordi i Paqes synon të luajë rol në proceset ndërkombëtare të stabilitetit dhe paqes, ndërsa pjesëmarrja e Shqipërisë vlerësohet si pjesë e angazhimit të saj në nismat ndërkombëtare dhe në bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Vendimi përfundimtar për aderimin do të merret pas votimit në Kuvend.