Qëndresa Qytetare shpreh shqetësimin e saj të thellë për vendimin e sotëm të shumicës parlamentare, e cila me votat e njëanshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste refuzoi heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri urdhëroi mbrojtjen e saj, duke dëshmuar se vullneti i partisë u përkthye drejtpërdrejt në vendimmarrje të Kuvendit.
Ky veprim vendos përballë njëra-tjetrës drejtësinë dhe qeverinë, duke penguar zbatimin e kërkesave të organeve të drejtësisë dhe duke krijuar rrezikun që një ish-zyrtare e lartë e akuzuar të ketë mundësi të ndikojë apo të dëmtojë procesin hetimor dhe provat.
Vendimi i sotëm bie gjithashtu ndesh me paralajmërimet e partnerëve ndërkombëtarë. Përfaqësues të Bashkimit Europian në Shqipëri, si dhe Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, kanë theksuar nevojën për bashkëpunim të plotë me drejtësinë. Edhe Ambasada Britanike në Tiranë deklaroi sot se imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike dhe nuk duhet të kthehet në pengesë për llogaridhënien e barabartë para ligjit.
Në të njëjtën linjë, qeveria gjermane ka theksuar se Shqipëria do të vazhdojë të konsiderohet nën një prag kritik derisa të marrë një raport pozitiv të Vlerësimit të Përkohshëm të Kritereve (IBAR) nga Komisioni Europian. Berlini po ndjek me vëmendje rastet e korrupsionit të nivelit të lartë në vend dhe pret që zyrtarët e dyshuar jo vetëm të largohen nga funksionet, por edhe të hetohen plotësisht nga prokurorët e posaçëm.
Vendime të tilla politike dëmtojnë përpjekjet për luftën kundër korrupsionit dhe rrezikojnë procesin e integrimit europian të vendit. Rënia e vlerësimit të Shqipërisë në raportet e Transparency International është një tjetër tregues se vendi ka ende sfida serioze në forcimin e shtetit të së drejtës.
Qëndresa Qytetare thekson se drejtësia duhet të ketë mundësinë të veprojë e lirë dhe pa pengesa politike. Partia Socialiste nuk mund të cenojë procesin e integrimit europian duke mbrojtur politikisht ish-funksionarë të akuzuar për korrupsion të nivelit të l