Qendra e Madhe e Eventeve në Korçë: Rama tregon ecurinë e punimeve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në mëngjes pamje nga ndërtimi i Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë, një projekt që synon të krijojë një hapësirë moderne për aktivitete kulturore, artistike dhe sociale. Në postimin e tij në rrjetet sociale, ai theksoi se qendra do të përfshijë infrastrukturë të avancuar për koncerte dhe festivale të mëdha, në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Sipas tij, ky investim pritet të kthehet në një pikë të rëndësishme kulturore dhe turistike, me ndikim në ekonominë lokale të Korçës. Kreu i qeverisë shoqëroi publikimin me urimin për një ditë të mbarë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033