Putin shpreh mbështetjen për Maduron Rusia rikonfirmon aleancën me Venezuelën mes presioneve të jashtme

Kremlini ka bërë të ditur se presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin venezuelian Nicolás Maduro, në një moment kur qeveria e Karakasit po përballet me presion në rritje nga jashtë.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Rusia mbështet Venezuelën kundër ndërhyrjeve dhe presioneve të huaja, teksa Uashingtoni po shton presionin diplomatik dhe ushtarak ndaj regjimit të Maduros. Administrata amerikane dhe presidenti Donald Trump kanë kërkuar vazhdimisht largimin e tij nga pushteti.

Sipas Kremlinit, të dy liderët theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik mes vendeve të tyre, duke diskutuar për projekte të përbashkëta në fusha si energjia dhe ekonomia. Rusia dhe Venezuela prej vitesh kanë kultivuar marrëdhënie të ngushta politike dhe ekonomike, të cilat vijojnë edhe në klimën aktuale të tensionuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033