Putin akuzon Evropën për pengim të paqes në Ukrainë: “Nëse na shpallni luftë, ne jemi gati”

Presidenti rus Vladimir Putin ka sulmuar ashpër qëndrimin e vendeve evropiane ndaj përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke deklaruar se Evropa “nuk ka plan paqeje” dhe është “në favor të luftës”.

Në një prononcim për gazetarët, Putin u shpreh se shtetet evropiane po sabotojnë iniciativat e administratës amerikane dhe të presidentit Donald Trump për negociata me Ukrainën. “Ata filluan të pengonin përpjekjet e administratës aktuale amerikane dhe të Presidentit Donald Trump për të arritur paqen përmes negociatave. Ata vetë refuzuan bisedimet e paqes”, tha ai.

Putin shtoi se Rusia nuk kërkon konflikt me Bashkimin Evropian, por paralajmëroi se vendi i tij është i përgatitur për çdo zhvillim. “Nuk dua të luftoj kundër Evropës, por nëse ajo na shpall luftë, ne jemi gati”, deklaroi presidenti rus, duke përsëritur se Moska nuk ka ndërmend të sulmojë Evropën.

“E kam thënë njëqind herë se nuk dua të luftoj Evropën, por nëse Evropa na shpall luftë, ne jemi gati. Nuk ka dyshim për këtë”, theksoi ai në vijim të deklaratave.

Ndaj Postimin: