Punëtorët e kompanisë private të naftës “Bankers Petroleum” kanë dalë sërish në protestë, duke denoncuar mosmarrjen e pagave prej shtatë muajsh.

Me pankarta në duar, ata akuzojnë kompaninë për shkelje të hapur të kontratave dhe për shfrytëzim të punës së tyre pa pagesë, ndërsa theksojnë se familjet e tyre po përballen me vështirësi serioze ekonomike.

Gjithashtu protestuesit drejtojnë gishtin edhe te institucionet shtetërore të cilat qendrojne indiferente. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Energjisë dhe Inspektorati i Punës pasi i duket i dyshimtë fakti se

si është e mundur që një kompani që operon në sektor strategjik të mos paguajë punëtorët për shtatë muaj pa asnjë masë konkrete.

Punëtorët paralajmëruan përshkallëzim të protestës nëse nuk ka reagim të menjëhershëm, duke theksuar se heshtja institucionale po e thellon krizën dhe po minon besimin tek shteti ligjor.

Sepse sipas tyre kur shtatë muaj pa paga nuk mjaftojnë për të zgjuar institucionet, atëherë problemi nuk është vetëm tek kompania, por edhe tek përgjegjësia shtetërore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033