Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Itali, ku një 49-vjeçare me origjinë shqiptaro-maqedonase është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj.
Sadjide Muslija, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është gjetur e pajetë në banesën e saj në Pianello Vallesina, një fshat i vogël në Monte Roberto të provincës së Ankonës.
Trupi i saj është gjetur me shenja të shumta dhune, ndërsa policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin, Nazif Muslija, 50 vjeç.
Viktima u gjet në shtrat, me shenja të dukshme dhune dhe plagë në kokë. Policia është njoftuar nga punëdhënësi i saj, pasi ajo nuk ishte paraqitur në punë.
Çifti ndodhej në proces divorci, por raportohet se burri ishte rikthyer të jetonte me të, pavarësisht ndarjes. Ai rezulton me precedentë të mëparshëm për dhunë në familje, si dhe disa denoncime të bëra më herët nga 49-vjeçarja.


