Pse u mbyt Durrësi? – Lexoni Ing. Ardian Zhamo

Çmëduria inxhinjerike në Durrës mban emrin HODROVORI. Po hidrovori i vjetër në porto Romano u zhvendos se i prishte punë Portit MBM të Çetit. Derdhej brenda në Portin MBM. Dhe gojët e liga thonë që përveç çmendurisë inxhinjerike ka dhe një çmenduri financiare prej 20 milion euro nga buxheti i shtetit..

❗𝐏𝐬𝐞 𝐮 𝐦𝐛𝐲𝐭 𝐃𝐮𝐫𝐫ë𝐬𝐢 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐢𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐪ë 𝐤𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐩ë𝐫 𝟐𝟎 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐁𝐨𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐇𝐢𝐝𝐫𝐨𝐯𝐨𝐫𝐢𝐭!

Ing. Ardian Zhamo

Hidrovori i zhvendosur është një çmenduri inxhinierike, e denjë për hetim. Kush e dha urdhrin? Cili inxhinier e projektoi? Kush dhe pse u ndërtua duke i ditur pasojat?

Hidrovori i Porto Romanos është ndërtuar mbi bazën e një studimi shkencor, duke përcaktuar pikën më të ulët të basenit ujëmbledhës të gjithë sipërfaqes.

Në këtë basen, kur nuk ka reshje, përllogariten rreth 10 milionë m³ ujë.

Kuota e ujit në hidrovor duhet të jetë në këtë periudhë -3.90 m nga niveli i detit, që do të thotë se, kur niveli fillon të rritet, pompat hyjnë me radhë në punë, me një sistem të komanduar sipas ngritjes së nivelit të ujit, i cili mban në tërheqje dhe shtytje të gjithë sasinë e ujit që vjen në hidrovor.

Hidrovori është llogaritur të largojë ujërat e Durrësit (ujërat e zeza) dhe ato të shiut.

Ky hidrovor përcjell ujërat e të gjithë kanaleve sekondare (14 të tilla) dhe terciare (me qindra). Kanali i ujërave të larta i qytetit transporton ujërat e kodrës në Porto Romano direkt në det, jo në hidrovor.

Kanali i ujërave të larta që shkarkon te Kovalishenca grumbullon ujërat nga Xhafzotaj, në Nish Tulla e Plepa, dhe derdhet në det.

– Kanalet sekondare nuk përcjellin ujë, sepse janë të bllokuara nga gëlqerë, dhera dhe tombino të ndërtuara nga persona të paautorizuar.

– Kanalet sekondare, në shumicën e rasteve, nuk ekzistojnë më.

Hidrovori i zhvendosur është një çmenduri inxhinierike, e denjë për hetim. Kush e dha urdhrin? Cili inxhinier e projektoi? Kush dhe pse u ndërtua duke i ditur pasojat? Etj, etj.

Pikat nevralgjike ku uji duhet të vërshojë në kanale dhe jo në shtëpi:

– Kanali te karburanti, te Ura e Dalanit, nga kanal me prerje tërthore 16 m² ka përfunduar në një kanal me dy tuba me diametër 800 mm – një “hinkë”. Ky kanal përcjell ujërat e plazhit në pjesën pas hekurudhës.

– Kanali pas shkollës “Beqir Çela”, është i bllokuar totalisht. Ky kanal përcillte ujërat e Shkozetit nga lagjja e Gjykatës së Apelit deri në qendër të Shkozetit; pjesa tjetër nga qendra shkarkon te Ura e Dalanit.

– Kanali që kalon përpara Oficinës së Marmitave: Kjo copë kanali, me tuba me diametër 2000 mm në një gjatësi rreth 60 m, ka çeduar, duke zvogëluar me rreth 70% tërheqjen e ujit dhe, si pasojë, kjo zonë përmbytet edhe me shiun më të vogël.

Zgjidhja është:

Pastrimi periodik i të gjithë rrjetit kullues, i cili duhet të jetë i gatshëm çdo datë 1 tetor të çdo viti.

Rivënia në punë urgjentisht e ish-hidrovori, duke investuar në rritjen e kapaciteteve.

Ndalimi, me masa administrative dhe penale, i hedhjes së mbeturinave dhe i bllokimit të kanaleve pa autorizim, etj.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033