Në Barcelonë protestuan 15 mijë vetë, ndërsa mijëra të tjerë marshuan në qytete të Katalonjës, mes bllokadash rrugore, tensioneve dhe ndalimeve.
Protesta u shtrinë edhe në qytete të tjera. Në Tarragona u mblodhën mbi 500 vetë dhe u bllokua përkohësisht A-7. Në Terres de l’Ebre pati grumbullime në Amposta, La Ràpita, Ulldecona e Tortosa. Në Girona u numëruan rreth 1.200 protestues dhe u ndaluan katër të mitur pasi shkaktuan dëmtime te një lokal. Në Lleida marshuan rreth 1.000 persona.
Universitetet u përfshinë nga greva dhe marshime studentore. Në Barcelonë protestuan rreth 6.500 studentë, ndërsa në Tarragona rreth 300 dhe në Girona mbi 200 vetë pezulluan mësimin dhe marshuan në kampuse.
Reagimet kaluan kufijtë e Katalonjës. U zhvilluan protesta në Paris dhe në disa qytete të Italisë, me rreth 10.000 në Romë në orët e mëngjesit. Tubime u mbajtën edhe në Madrid, Turqi, Greqi, si dhe në Gjermani, Tunizi, Kanada, Kolumbi, Argjentinë, Malajzi e Australi.
Dhjetëra mijëra protestues paralizojnë Milanon, bllokojnë tangjencialen Lindore metronë dhe hekurudhat.
Milano u përfshi nga manifestime dhe greva në mbështetje të Global Sumud Flotilla dhe Gazës, me një prezencë masive që organizatorët e vlerësuan në 100 mijë. Shumë segmente të marshimit u bashkuan në Piazzale Loreto, duke rënduar qarkullimin dhe duke krijuar bllokime të gjata në akset kryesore.
Dhjetëra aktivistë tunizianë zhvilluan një sit-in para ambasadës amerikane në Tunis, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pjesëmarrësve të Global Sumud Flotilla të ndaluar nga Izraeli.
Qeveritë dhe qytetarët në Amerikën Latine dhe Karaibe dënuan ashpër ndërhyrjen izraelite ndaj mbi 40 anijeve të Global Sumud Flotilla, që transportonin ndihma për Gazën.
Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro urdhëroi ndërprerjen e marrëveshjes tregtare me Izraelin dhe dëboi diplomatët izraelitë, ndërsa në Bogota e Meksiko qytetarët protestuan masivisht, duke kërkuar lirimin e bashkëqytetarëve të tyre. Kuba, Argjentina, Brazili, Venezuela, Bolivia, Uruguai dhe Kili po ashtu dënuan aktin, duke e cilësuar “pirateri” dhe shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar.
Shumë prej tyre kërkuan mbrojtje për aktivistët dhe fundin e rrethimit izraelit ndaj Gazës, që është konsideruar një mjet lufte për të shkatërruar popullsinë palestineze.


