Protesta e PD-së në Tiranë, Sali Berisha i bashkohet tubimit para Kryeministrisë

Në Tiranë ka nisur protesta e dytë kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike, e cila po zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë.

Vetëm pak minuta nga nisja e tubimit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në zonën e protestës dhe është bashkuar me simpatizantët e tij, me të cilët është drejtuar drejt Kryeministrisë.

Protesta po zhvillohet nën vëzhgimin e forcave të rendit, ndërsa situata në bulevard po monitorohet nga autoritetet përgjegjëse.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033