Video: Protesta e PD, policia shoqëron aktivistët dhe deputetët në Roskovec e Fier.

Në total, 15 protestues nga qytetet e Fierit dhe Roskovecit janë shoqëruar në polici me akuzën e bllokimit të rrugës.

Ata kanë dhënë dëshminë e tyre dhe më pas janë lënë të lirë, ndërsa çështja i ka kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Në lidhje me këtë ngjarje, deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Fier, z. Luan Baçi, ka reaguar në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Facebook, Baçi ka denoncuar atë që e konsideron si presion të qeverisë ndaj qytetarëve të Fierit dhe Roskovecit, që kanë marrë pjesë në protestë.

Sipas tij, këto veprime shihen si një përpjekje për të frikësuar qytetarët dhe për të kufizuar të drejtën e tyre për të protestuar. Ai ka theksuar rëndësinë e respektimit të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të protestuar pa presione apo ndëshkime.

Ndërkohë, qytetarët janë shprehur të vendosur për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të vazhduar me veprimet e tyre në kuadër të kërkesave që kanë. Prokuroria do të vazhdojë hetimet për të përcaktuar nëse janë kryer veprime që përbëjnë shkelje ligjore në këtë rast.

Ja postimi i plotë i deputetit Baçi:

Drejtoria e policise Fier, ka “publikuar” (ne fakt e siguruam konfidencialisht) listen e anëtarëve dhe drejtuesve të strukturave të Partisë Demokratike, protestues te rrethrrotullimi i Levanit dhe kanë filluar shoqërimet dhe presionet ndaj tyre!

Gentian Koçi!

Robert Marku!

Sali Isufaj!

Artur Alibeaj!

Mikel Hoxhaj!

Emiljano Paja!

Arben Driza!

Eduart Spaho!

Mikel Berisha!

Pandi Tole!

Durim Refiti!

Kastriot Plaka!

Alush Pasha!

Hebet Selimi!

Dritan Dogani!

Enver Plaka!

Ylli Plaka!

Luan Baçi!

I bëj thirrje Policisë së pushtetit të Ramës, drejtuesit vendor të Policisë në Fier, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ministrit Hoxha: mos luani me zjarrin, mos na provokoni! Protesta në Levan ishte e ligjshme dhe nuk ka ndodhur asnjë incident. Shumë qytetarë që qarkullonin në rrugë u bashkuan me protestën dhe shpërndarja u bë në mënyrë të qetë.

Nëse ndaloni demokratët dhe ushtroni presion mbi ta, atëherë protesta do të zhvendoset te Drejtoria e Policisë. Ose ne, ose ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera