Prostitucion në një banesë me qira në Fier, arrestohen dy shtetase të huaja

Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetase të huaja, të dyshuara për ushtrim prostitucioni në një banesë të marrë me qira në qytet.

Në pranga ranë Assiya Amanbek, 30 vjeçe nga Kazakistani, dhe Yekaterina Yeryomenko, 31 vjeçe nga Turqia. Sipas hetimeve, ato kishin përshtatur ambientin e banesës për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm.

Operacioni u realizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas hetimeve të kryera me metoda speciale.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 2800 euro, 29 mijë lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari, si dhe 5 telefona celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033