Prokuroria kërkon pushimin e çështjes për avokatin Ulian Bajrami

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes penale ndaj avokatit Ulian Bajrami, lidhur me ngjarjen e ndodhur më 17 tetor 2025 në qytetin e Elbasanit.

Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa për pushim ka të bëjë me procedimin penal nr. 7882, i regjistruar për veprat penale “kanosje për shkak të detyrës”, “kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit” dhe “kanosja e gjyqtarit”.

Hetimi kishte nisur pas një episodi të ndodhur gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, ku avokati Ulian Bajrami u arrestua në sallë nën dyshimet se kishte kërcënuar një prokuror.

Pas arrestimit, ai u mbajt për dy ditë në ndalim, por më pas u lirua, pasi u vlerësua se nuk ishin përmbushur kushtet ligjore për vazhdimin e masës së ndalimit.

Me kërkesën aktuale, Prokuroria e Tiranës vlerëson se çështja duhet të pushohet, duke i dhënë fund procedimit penal ndaj avokatit Bajrami.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033