Prokuroria e shtetit shqiptar, dështoi përballë oligarkisë, rasti i Rrjollit është provë e qartë e një dështimi

Rasti i Rrjollit po shihet si një tregues i qartë i dështimit të Prokuroria e Shtetit përballë interesave të forta financiare dhe ndikimit të oligarkisë. Sipas faktit që është i dukshëm, prokuroria jo vetëm që nuk ka vepruar me shpejtësinë e duhur, por krijon perceptimin se është bërë palë me oligarkun në këtë çështje.

Në një situatë të tillë, organi i akuzës duhet të kishte nisur menjëherë hetime të plota dhe të dilte brenda një kohe sa më të shkurtër me konkluzione të qarta dhe të argumentuara ligjërisht. Zvarritja e procesit dhe mungesa e transparencës vetëm sa thellojnë mosbesimin publik dhe tensionet në terren.

Parimi është i thjeshtë, nëse banorët kanë të drejtë, ajo duhet t’u garantohet pa vonesë; nëse nuk kanë të drejtë, duhet t’u jepet një përgjigje e qartë dhe përfundimtare, të bazuar në ligj. Çdo paqartësi apo heshtje institucionale në raste të tilla ushqen dyshime për ndikim dhe padrejtësi.

Ndërkohë, përplasja e Policia e Shtetit me banorët është e papranueshme, sidomos kur çështja mbetet pa një zgjidhje të qartë ligjore. Përdorimi i forcës në një konflikt që kërkon hetim dhe vendimmarrje të drejtë vetëm sa përshkallëzon situatën dhe rëndon klimën sociale.

Rasti i Rrjollit mbetet një provë e rëndësishme për funksionimin e drejtësisë dhe përballjen e saj me interesat e fuqishme ekonomike në vend.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033