Procedohet një shtetas turk, u kap me një grua të huaj të fshehur në rimorkio në Qafë Thanë

Një 41 vjeçar me shtetësi turke është proceduar penalisht në pikën kufitare të Qafë Thanës pasi dyshohet se ka ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufirit të një shtetaseje të huaj. Gjatë kontrollit me skaner të kamionit që ai drejtonte, policia kufitare zbuloi një grua të fshehur në rimorkio.

Sipas autoriteteve, ndaj shtetasit S A është ngritur procedim për veprën penale ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve. Ngjarja është regjistruar në momentin e hyrjes në territorin e Shqipërisë, kur sistemet e skanimit sinjalizuan praninë e një personi të padeklaruar.

Materialet e mbledhura janë dërguar në Prokurorinë e Korçës për vijimin e hetimeve dhe nisjen e procedurave të mëtejshme ligjore.

Ndaj Postimin: