Prishje me plan në Fier, rruga merr përparësi ndaj ndërtimeve pa leje

Objektet pa leje po shemben për t’i hapur rrugë zgjerimit dhe asfaltimit në hyrje të Fierit, në kuadër të investimeve publike

Prej një jave, në qytetin e Fierit ka nisur një operacion për lirimin e hapësirave publike, që synon kthimin e trotuareve dhe rrugëve në funksion të qytetarëve. Të parët që u goditën ishin lokalet që kishin zënë trotuaret me tavolina dhe karrige, ku bashkia vendosi edhe gjoba administrative.

Paralelisht, në zona të caktuara po ndërhyhet në mënyrë më të thelluar, me prishjen e objekteve pa leje që kanë zaptuar hapësirat rrugore. Një nga rastet konkrete është në lagjen “29 Nëntori”, ku po shembet një ndërtesë përgjatë segmentit rrugor që lidh unazën e vogël të qytetit me atë të madhe dhe rrugën drejt spitalit memorial, në bypass-in e Fierit.

A paguhen mjaftueshëm heronjtë e zjarrfikëses për betejën e tyre me flakët?

View Results

Loading ... Loading ...

Digital Marketing Ndërto websitin tënd
Apollon Facebook
Apollon Live Stream

Ky aks është identifikuar si një pikë kyçe për lëvizjen e automjeteve dhe ambulancave, ndaj ndërhyrja për zgjerim dhe asfaltim është konsideruar me prioritet të lartë nga autoritetet vendore. Në terren po punohet në mënyrë intensive për të finalizuar punimet pa vonesa.

Vetëm në muajt e fundit janë shembur dhjetëra objekte të ndryshme që pengonin projektet infrastrukturore. Bashkia Fier ka deklaruar se operacioni do të vijojë edhe në ditët në vijim në zona të tjera, në përputhje me planin urbanistik dhe projektet e investimeve publike.

Qytetarët janë të ndarë në 2 qëndrime: një pjesë mbështesin aksionin si të domosdoshëm për zhvillimin e qytetit, ndërsa të tjerë e shohin si selektiv dhe të nxituar. Megjithatë, autoritetet këmbëngulin se ndërhyrjet janë ligjore dhe të koordinuara.

Këto zhvillime pasojnë një strategji të re të qeverisjes vendore për të rritur funksionalitetin e infrastrukturës dhe për t’i dhënë qytetit një pamje më të rregullt dhe funksionale. Ndërsa rrugët po zgjerohen, hapësirat publike po i rikthehen përdorimit që kishin humbur prej kohësh.

Ndaj Postimin: