Mes tensioneve të rritura në rajon, po qarkullojnë pretendime se Irani mund të shqyrtojë mundësinë e një sulmi ndaj selisë së MEK, e vendosur në kampin “Ashraf-3” në Manzë.
Nga një vëzhgim në terren, situata në kamp paraqitet e qetë. Nuk raportohen masa të shtuara sigurie, përveç pranisë së zakonshme të rojeve të sigurisë.
Aktualisht në kompleks ndodhen rreth 2500 anëtarë të Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit.
Lëvizja opozitare iraniane ka selinë në Shqipëri që prej vitit 2013, kur autoritetet shqiptare pranuan strehimin e anëtarëve të saj me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara.