Presidenti Begaj shkarkon ambasadorin shqiptar në NATO, Ilir Gjoni

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë pranë Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Ilir Gjoni.

Ilir Gjoni ishte emëruar në këtë detyrë në vitin 2023, po me dekret të Presidentit Begaj, ndërsa vendimi për lirimin e tij nga posti i ambasadorit është marrë sot dhe hyn në fuqi menjëherë.

Në dekretin presidencial thuhet se Ilir Gjoni lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident. Akti normativ mban numrin 497 dhe parashikon zbatimin e menjëhershëm të vendimit.

Ende nuk janë bërë publike arsyet e këtij vendimi dhe as emri i pasardhësit që do të marrë detyrën në përfaqësinë shqiptare pranë NATO-s.

Ndaj Postimin: