Premierë me fitore për Ditmar Bicajn, Lushnja mposht Kastriotin 3-2 në “Roza Haxhiu”!

Trajneri lezhjan Ditmar Bicaj debutoi me sukses në stolin e KS Lushnjës , duke udhëhequr verdhejeshilët drejt fitores së parë sezonale në kampionat, në një ndeshje spektakolare ndaj Kastriotit të Krujës, e mbyllur me rezultatin 3-2.

Lushnja shkëlqeu për më shumë se një orë lojë, duke dominuar dhe ndërtuar një avantazh të trefishtë
Romeo Olola shënoi golin e parë në minutën e fundit të pjesës së parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Ribaudo, italiani i mesfushës, dyfishoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Më pas, një autogol i Oliver i Kastriotit çoi shifrat në 3-0 për vendasit.

Por në minutat e fundit, Kastrioti reagoi dhe shkurtoi diferencën me Kapllanin dhe Kasmollarin, duke bërë ndeshjen më të luftuar, por pa ia dalë të ndryshojë fatin.

Me këtë fitore, Lushnja ngjitet në vendin e pestë, ndërsa Kastrioti. mbetet në fundin e renditjes. Kampionati do të ndërpritet për shkak të angazhimeve të ekipit kombëtar. Fitore me vlerë për Lushnjën dhe një fillim pozitiv për teknikun Bicaj.

Nga: Ndriçim Gjoshi

Ndaj Postimin: