Pranvera sjell turistë të huaj në Lushnje dhe mundësi investimi në Myzeqe

Gazetar: NRIÇIM GJOSHI

Ardhja e pranverës i jep qytetit një energji të re, duke i dhënë mundësinë për të parë dhe ndjerë atmosferën më të ngrohtë, veçanërisht nga turistët që vizitojnë Lushnjen.

Ata janë tërhequr nga bukuria natyrore e qytetit dhe janë kuriozë për historikun e tij, por gjithashtu kanë një interes të veçantë për mundësitë e investimeve në Myzeqe, një zonë me toka pjellore dhe mundësi të shumta zhvillimi.

Loading poll ...

Digital Marketing Ndërto websitin tënd
Apollon Facebook
Apollon Live Stream

Në qytetin e Lushnjes, jo vetëm që ka një atmosferë të gjallë gjatë ditëve të pranverës, por edhe pasditeve mund të shihen grupe turistësh që ndalen për të shijuar mjedisin dhe për të mësuar më shumë rreth kësaj treve të njohur për pasuritë e saj natyrore. Viza e gjelbër e Myzeqesë ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë investitorëve të huaj.

Për këtë arsye, unë pata mundësinë të takoj disa miq të ardhur nga Gjermania, si Michael, Vojsava dhe Marco, të cilët po vizitonin për herë të parë Shqipërinë. Ata shprehen se janë të befasuar nga resurset e zonës dhe sidomos nga mikpritja dhe bujaria e banorëve të Myzeqesë. Kjo mikpritje është një nga karakteristikat më të veçanta të kulturës shqiptare, dhe është një nga arsyet që të huajt ndihen gjithnjë më shumë të tërhequr nga ky vend.

Këta turistë kanë vizituar edhe Panairin e Agrokulturës në Lushnjë, dhe janë shprehur të mrekulluar nga larmishmëria e produkteve që shihen aty. Ata shpresojnë që në panairin e ardhshëm të kenë mundësinë të paraqesin edhe produktet e Gjermanisë, duke krijuar një mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim tregtar mes Shqipërisë dhe shteteve të tjera. Ky lloj bashkëpunimi mund të sjellë mundësi të reja zhvillimi dhe rritje për të dyja palët.

Ndaj Postimin: