Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas përfundimit të seancës plenare, duke e cilësuar praninë e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Kuvend si një mesazh të qartë se korrupsioni do të vazhdojë.
Blushi deklaroi se kjo ishte një provokim i ulët i kryeministrit Edi Rama dhe akuzoi mazhorancën se po përdor Kuvendin si mburojë për zyrtarë që, sipas tij, duhet t’i dorëzohen drejtësisë. Ai tha se korrupsioni nuk ndalet dhe se aferat, përfshirë ato të bëra publike, do të vijojnë.
Deputeti i Partisë së Lirisë kritikoi edhe drejtimin e seancës, duke akuzuar kryetarin e Kuvendit për degradim të punimeve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në protestën kombëtare të thirrur nga opozita.