Policia shpërndan protestuesit e PD-së para Kuvendit, përdoret ujë dhe gaz lotsjellës

Situata para Kuvendit të Shqipërisë është tensionuar gjatë mbrëmjes, ku protestues të Partisë Demokratike janë përballur me forcat e Policisë së Shtetit.

Sipas informacionit nga terreni, Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, pasi tubimi është zhvendosur përpara Parlamentit. Në zonë janë angazhuar tre automjete zjarrfikëse me ujë, të cilat kanë nisur hedhjen e ujit në drejtim të protestuesve.

Ndërhyrja e Policisë ka ardhur në përpjekje për të neutralizuar situatën dhe për të rikthyer rendin publik. Si pasojë, protestuesit kanë nisur të largohen gradualisht nga zona përpara Kuvendit.

Situata vijon të monitorohet nga autoritetet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033