Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone.

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të martës kur salla operative është lajmëruar nga një telefonatë se në afërsi të ishujve të Ksamilit një pedalone kishte futur ujë në brendësi të saj dhe si rezultat pedalonia është anuar duke marrë ujë brenda, duke u rrezikuar të mbytej.

Për dhënien e ndihmes ka shkuar policia kufitare e Sarandës me mjetin lundrues BP- 11, dhe 2 jetskite, ku shtetasit e mësipërm u moren në gjendje të mirë shëndetësore dhe pedaloni u tërhoq në breg.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033