Policia e Shtetit publikon bilancin e nentorit 2025

Policia e Shtetit ka bere te ditur rezultatet e punes per muajin nentor, duke raportuar finalizimin e njeqind e pese­mbedhjete operacioneve, mes tyre edhe trembedhjete aksione per kapjen e personave te shpallur ne kerkim nderkombetar. Ne total, gjate muajit u arrestuan gjashteqind e dy persona.

Gjate operacioneve u sekuestruan arme zjarri dhe municion, lende shperthyese, sasi te ndryshme drogesh, automjete te trafikuara dhe pasuri te dyshuara me origjine kriminale. Policia njoftoi se ka arritur te zbardhe disa ngjarje te renda te ndodhura gjate vitit, perfshire vrasjen ne Gjorm dhe operacionin “Oroshi”.

Megaoperacionet “Labirinti”, “Cleaning 3” dhe “Andromeda” çuan ne ndalimin e pesedhjet e tre personave te dyshuar si anetare te grupeve kriminale, duke goditur struktura te organizuara ne fusha te ndryshme te aktivitetit te paligjshem.

Policia Kufitare ka evidentuar gjithashtu dyzet e shtate raste te kalimit te paligjshem te kufirit, duke bllokuar tentativat per hyrje dhe dalje jashte procedurave ligjore.

Strukturat e Policise se Shtetit deklarojne se do te vazhdojne punen hetimore dhe kontrollin ne terren, me fokus parandalimin e ngjarjeve dhe goditjen e veprimtarive kriminale ne cdo qarke te vendit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033