Policia e Vlorës ka dhënë sqarime për ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme, ku një grua 82 vjeçare humbi jetën në bulevard. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se viktima, e identifikuar si Feride Abazaj, është rrëzuar për shkak të erës së fortë dhe është përplasur në trotuar.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 11 e 30 minuta në lagjen Pavarësia 2, përballë stadiumit të qytetit. Policia njofton se pas rrëzimit, e moshuara ka ndërruar jetë nga dëmtimet e marra.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për verifikimin e të gjitha elementeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.


