Polemika në Tetovë, ministrja e Arsimit kërkon përdorimin e maqedonishtes në debat publik

Një debat ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut pasi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, kërkoi që pjesëmarrësit në një mbledhje për ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë të komunikonin në gjuhën maqedonase.

Gjatë diskutimit me profesorë dhe drejtues të Universitetit të Tetovës, Janevska argumentoi se nuk e kuptonte gjuhën shqipe dhe kërkoi që komunikimi të zhvillohej në maqedonisht.

Gazetarë të pranishëm në aktivitet reaguan duke sugjeruar se në raste të tilla ministrja duhej të kishte marrë përkthyes. Janevska u kundërpërgjigj duke deklaruar se gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut është maqedonishtja dhe se të gjithë duhet ta përdorin atë.

Në një tjetër rast të mëparshëm, ministrja kishte kërkuar nga kryetari i Tetovës, Bilal Kasami, që të fliste maqedonisht gjatë një konference, por ai vijoi komunikimin në shqip.

Partia opozitare shqiptare “Bashkimi Demokratik për Integrimin” reagoi duke deklaruar se qëndrimet e ministres nënvlerësojnë gjuhën shqipe, e cila në Maqedoninë e Veriut është gjuhë zyrtare e garantuar me ligj.

Në replikat me gazetarët, Janevska u shpreh se vendi ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që flitet nga komunitetet, duke shtuar se ajo ndodhej në Tetovë ku flitet shqip, por nuk kishte detyrim të merrte përkthyes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033