Një 36-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Peshtan Bregas, në Fier, gjatë punës në tokat bujqësore.
Sipas të dhënave paraprake, Hamza Duraj dyshohet se ishte duke punuar tokën me frezë, kur është penguar dhe ka rënë në tokë. Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar dëmtime fatale.
Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Ai u transportua drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por rezultoi se kishte ndërruar jetë në vendngjarje.
Aktualisht, trupi ndodhet në morgun e spitalit, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.