Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka cilësuar një aventurë të kryeministrit Edi Rama, plan propozimin e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për një shtet bektashi.
Sipas tij grabitësi më i madh në këto 34 vite të pronave të bektashive dhe të të gjitha komuniteteve në Shqipëri hodhi idenë e një shteti bektashi në prag të zgjedhjeve elektorale. Meta tha se mënyra se si u hodh propozimi ishte i njëanshëm, i paqartë dhe në kundërshtim me frymën e kushtetutës.
“Kjo është një shashkë, njëkohësisht për të larguar vëmëndjen nga skandalet e tmerrshme korruptive, ku Edi Rama është përfshirë vetë, si edhe hallet që përballet Shqipëria nga keq-qeverisja e tij.”
Meta e përfundoi komentin e tij duke thënë se kur këto propozime janë të pakonsultuara dhe të pastrukturuara kthehen një një precedent të rrezikshëm për rajonin.